Sherr në një familje në Ferizaj, vëllai i vuri zjarrin rrobave dhe gjësendeve tjera

Prishtinë | 27 Shk 2022 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme një sherr ka ndodhur në një familje në Ferizaj, ku është arrestuar edhe një person.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhej se i dyshuari pasi që ka kërcënuar me jetë nënën dhe motrën e tij, ia kishte vu zjarrin rrobave dhe gjësendeve tjera në dhomën e tij.

Sipas familjareve i dyshuari ka probleme shëndetësore dhe është përdorues i substancave narkotike, thuhet në raport, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj 26.02.2022-14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur me jetë nënën dhe motrën e tij dhe ja u kishte vu zjarrin rrobave dhe gjësendeve tjera në dhomën e tij. I dyshuari sipas familjarëve ka probleme shëndetësore dhe është përdorues i substancave narkotike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme