Shkolla “Lidhja e Prizrenit” në Deçan i bie pishman, greva vazhdon

Prishtinë | 26 Sht 2022 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

hkolla “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, ndërron vendimin, greva vazhdon.

Gjatë ndërrimit të paradites disa orë janë mbajtur e më pas është dhënë vendimi tek nxënësit që t’i marrin librat e të kthehen, meqë greva vazhdon.

Në kohën kur ishte planifikuar të mbahet protesta, mësimdhënësit e kësaj shkolle mbajtën një takim, pas së cilit paraqitën vendimin që të mos ndryshohet forma sindikale, pra të vazhdohet me mosmbajtje të mësimit.

Ndryshe nga kolegët e saj ka vendosur vetëm një mësuese e klasës së 2-të.

Të ngjashme