Shkolla “Mazllum Këpuska” në Gjakovë do të bëhet me sallë të edukatës fizike, MAShTI investon 216 mijë €

Gjakovë | 24 Tet 2023 | 15:18 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka marrë pjesë në vënien e gurthemelit të sallës së edukatës fizike në shkollën “Mazllum Këpuska” në Gjakovë, raporton Ekonomia Online.

Projekti kap vlerën e 216 mijë eurove dhe pritet të përfundojë brenda 16 muajve.

Ministrja Nagavci, tha për Ekonomia Online, se ky projekt është i financuar i gjithë nga dikasteri që ajo e drejton.

“Aktualisht jemi në shkollën ‘Mazllum Këpuska’ ku e vendosëm gurthemelin e sallës së edukatës fizike, një projekt që është më shumë se 216 mijë euro dhe punimet sipas kontratës priten të përfundojnë pas 16 muajve. Kjo shkollë është një prej atyre që do të përfitojnë prej fondeve të MASHTI-t”, u shpreh Nagavci.

LEXO EDHE:

Të ngjashme