Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhuron 400 pako ushqimore dhe higjienike për familjet nevojtare në Deçan, Ramosaj: Falënderoj shoqatën, mirënjohës për gjithë bamirësit

Prishtinë | 25 Qer 2022 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar se shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ka dhuruar 400 pako ushqimore dhe higjienike për familjet nevojtare në Komunën e Deçanit.

Ramosaj ka falënderuar shoqatën edhe bamirësit që kontribuan për këto ndihma.

“Falënderoj përzemërsisht shoqatën për kontributin e jashtëzakonshëm dhe mirënjohës për gjithë bamirësit që kontribuan në këto ndihma”.

Të ngjashme