Shpend Ahmeti gjen zëvendësimin për Jonuz Salihajn

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se e ka emëruar drejtoreshë të Drejtorisë së Arsimit, ish-drejtoreshën e shkollës “Xhemail Mustafa”

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka treguar se që nga sot Shpresa Shala do të jetë drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit.

“Sot kam emëruar Znj. Shpresa Shala si drejtore të arsimit në Komunën e Prishtinës. Znj. Shala deri më sot ka qenë drejtoreshë e Shkollës “Xhemail Mustafa” në Prishtinë. Në punën e saj ka arritur suksese të jashtëzakonshme, si në zbatimin e kurrikulës ashtu edhe në vendosjen e rregullit në shkollë, si dhe bashkëpunimin me Këshillin e Prindërve”, ka shkruar Ahmeti.

E ky emërim i ri është bërë për shkak se para gjashtë ditësh, Ahmeti liroi nga detyra Jonuz Saliahajn e AAK’së.

E kjo është bërë me kërkesë së partisë së Salihajt, të cilët kanë thënë se niveli i performancës së Salihajt nuk ka qenë i kënaqshëm.

Të ngjashme