Shpërthimi në Meksikë, shkon në 66 numri i të vdekurve

Prishtinë | 19 Jan 2019 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

66 persona kanë vdekur dhe 76 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të ndodhur në një rafineri nafte në Meksikë.

Numri i personave të vdekur nga shpërthimi i një rafineri të naftës në Meksikë ka shkuar në gjithsejtë 66.

Ngjarja ka ndodhur në Hidalgo, ndërsa numrin e personave të vdekur e ka konfirmuar guvernatori i këtij shteti.

Dyshohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e asaj se dikush kishte tentuar që të vidhte një sasi të konsideruar nafte.

Ndërkohë edhe 76 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme