Shtëpia Botuese “Dukagjini” nis punën e furnizimit me tekste shkollore në tërë Kosovën

Prishtinë | 25 Gus 2023 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka njoftuar se ka përgatitur gjithë sasinë e nevojshme të teksteve shkollore për secilën lëndë e klasë.

Kjo në mënyrë që të gjithë nxënësit të pajisen në kohë.

“Njoftojmë të gjithë librarët nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës se shtëpia botuese ‘Dukagjini’ ka filluar punën me furnizimet me tekste shkollore. Shtëpia botuese ‘Dukagjini’ ka përgatitur gjithë sasinë e nevojshme të teksteve shkollore për secilën lëndë e klasë, në mënyrë që të gjithë nxënësit të pajisen në kohë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Të ngjashme