Shteti që mund të zgjedhë president komikun

Prishtinë | 31 Mar 2019 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

A mund të bëhet Ukraina vendi i madh i radhës që do të dëshmojë fitoren zgjedhore të një kandidati “autsajder”?

Bota është mësuar me triumfe të tilla të papritura, në kohën kur kaosi politik dhe pasiguria e përgjithshme po shtrihen gjithandej botës. E kemi parë në Francë me fitoren e Emmanuel Macronit, në Itali me ngritjen e përnjëhershme të lëvizjes Pesë Yje dhe në Shtetet e Bashkuara me ardhjen në krye të Shtëpisë së Bardhë të Donald Trumpit, shkruan sot Koha Ditore.

Në prag të zgjedhjeve të 31 marsit në Ukrainë, bujë po bën fushata e aktorit komik anti-establishment, Volodymyr Zelensky, i cili po prin në anketime.

Kandidat jokonvencional

“Zelensky kundër sistemit … një komik kundër shtetit të korruptuar në Ukrainë”, është mënyra se si Alexander Motyl, ekspert ukrainas në Universitetin amerikan Rutgers, e përshkruan kandidatin jokonvencional.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme