Ekonomia Online
FUNDIT

Si rrallëherë në publik, Ukë dhe Teuta Rugova shfaqen në një fotografi me Përparim Ramën

Si rrallëherë në publik, Ukë dhe Teuta Rugova shfaqen në një fotografi me Përparim Ramën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në zyrën e tij ish-zëvendësdrejtorin politik të Presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland. Në një fotografi që ka publikuar kryetari Rama si rrallëherë janë parë edhe djali e vajza e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova e Teuta Rugova raporton Gazeta Express. Paraqitjet e Mendim dhe Teuta Rugovës janë të […]

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në zyrën e tij ish-zëvendësdrejtorin politik të Presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland. Në një fotografi që ka publikuar kryetari Rama si rrallëherë janë parë edhe djali e vajza e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova e Teuta Rugova raporton Gazeta Express.

Paraqitjet e Mendim dhe Teuta Rugovës janë të rralla në publik për dallim nga djali tjetër i presidentit Rugova, Mendimi i cili drejton edhe emisionin “Mendimi për Motin” në T7.

“Patëm nderin të mirëpresim në Prishtinë z. Christopher Hyland, ish-zëvendësdrejtorin politik kombëtar të fushatës së parë elektorale të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, mikun e përjetshëm të vendit tonë.Biseduam për potencialin e madh që Kryeqyteti ynë ka për zhvillim dhe vizionin për të ardhmen e Prishtinës. Jemi përjetë mirënjohës për përkushtimin dhe përpjekjet e z. Hyland për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë dhe e siguruam se Prishtina do t’jetë gjithnjë e hapur për të”, ka shkruar Rama në mbishkrimin e fotografisë.

Të ngjashme