Sinani: Aktores së vetme në Teatrin e Preshevës iu ndërpre kontrata nga njeriu që merr urdhra prej Shqiprim Arifit

Prishtinë | 17 Gus 2023 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Këshilltarja e kryeministrit Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani ka thënë se aktores së vetme në Teatrin e Preshevës, Egzona Salihut, i është ndërprerë marrëdhënia e punës.

Sipas saj ky vendim ka ardhur për shkak se e njëjta “nuk ka respektuar disiplinën e punës”.

“Vendim ky i nënshkruar nga një drejtor që vetëm për kulturë nuk njihet. As të teatrit, as të komunikimit e të asnjë lloji tjetër. Ju rikujtoj se është po i njejti drejtor, që i dirigjuar e komanduar nga kryetari aktual i Komunës së Preshevës, anuloi lejen për shfaqjen e filmave “Heshtja vret” dhe “I pabesi”, projekte këto që ishin mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sinani.

Tutje ajo thotë se Salihu i është nënshtruar kërcënimeve e shantazheve për vendin e saj të punës.

“E për këtë arsye sot asaj i paska ardhur Vendimi mbi ndërprerjen e marëdhënies së punës nga drejtori i Shtëpisë së Kulturës, e që përvoja e ka dëshmuar se i njejti vendimet i merrë nga porositë e shefit të tij. Kryetarit të Komunës së Preshevës”, ka shkruar tutje ajo.

Të ngjashme