Sindikalistët i përgjigjen Muratit që i akuzoi për keqpërdorim të 3 milionë €

Prishtinë | 23 Sht 2022 | 12:42 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtari i Këshillit Grevist, Ymer Ymeri, në Komisionin për Arsim ku po merr pjesë edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, i është kundërpërgjigjur këtij të fundit lidhur me akuzën se SBASHK-u i ka keqpërdorur  3.2 milionë euro.

Imeri ka thënë se gjithçka ka qenë në raportin e auditimit dhe ministri Murati në konferencën e dytë për medie i kishte gjetur ku janë.

“Asnjëherë kurrë s’frikësohen anëtarësia. As 3 milionë e gjysmë, as 3.2 milionshi që ke thanë s’dihen ku janë. Se e ke pas raportin e auditimit, e në konferencën e dytë i gjete ku janë”, ka thënë Imeri drejtuar ministrit Murati.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se kërkesat që janë plotësuar deri më tani nga ana Qeverisë së Kosovës nuk janë kërkesa të tyre.

Ai kërkoi që kostoja buxhetore e kërkesave të realizuara deri më tani nga qeveria, t’i marrin dhe ta shohin mundësinë e kthimit të asaj vlere monetare në arritjen e kërkesës së tyre.

“Ndërsa sot këtu na u tha nga SBASHK-u që ato s’kanë qenë kërkesa të tyre. Nëse s’kanë qenë kërkesa e tyre, dhe të gjitha këto nuk janë të rëndësishme për SBASHK-un krejt çka është më rëndës është vlera monetare atëherë atë kosto buxhetore që kushtojnë ato mjete le të na thotë SBASHK-u dhe ne i marrim prej atyre alokimeve që kanë ndodh tashmë dhe shohim se sa mund të akomodohet si kërkesë, e njëjta shumë buxhetore. Mirëpo mos të vihet dhe të na thonë që ato që janë bërë s’kanë qenë kërkesa”, tha ai.

Ai po ashtu tregoi se takimi  me kryetarin e BSPK-së kanë ndodhur në muajin korrik dhe se e ka informuar për pakon buxhetore të cilën e ka bërë Qeveria.

“Personalisht e kam takuar kryetarin Atdhe Hykolli në korrik në lidhje me këtë kërkesë. Dhe e kam njoftuar që nuk ka nevojë për masa pasi qeveria është duke punuar. Edhe kur ka filluar greva, e kemi taku kryetarin e  BSPK-së dhe i kemi thënë që paketa është gati dhe ta alokojmë bashkë”.

“S’kemi marrë përgjigje, dhe pasi e kemi bërë publike paketën SBASH-u ka thënë që nuk është bërë në konsultim me ne, të cilën gjë e refuzojmë. Përtej paketës, pagesa prej 50 euro deri në muajin dhjetor, dhe nëse vazhdon inflacioni ne do të marrim vendim që do ta vazhdojmë sërish për aq sa ka inflacion”, tha ndër të tjera, Murati.


Të ngjashme