Sipas Ramës, licencat për HEC-et në Valbonë u dhanë nga Berisha

Prishtinë | 26 Pri 2019 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

“Kush i ka dëgjuar njerëzit në fshat, kur janë ngritur për ndërtimin e një HEC-i?” – tha dje në Kuvend kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në fjalën e tij, kreu i Qeverisë solli në vëmendje protestat e banorëve të Valbonës, për ndërtimin e HEC-eve.

“U bënë protesta më shumë se muaj për HEC-et në Valbonë. Nuk u bënë protesta kur u dhanë licencat e HEC-eve dhe u dhanë nga burri atyre maleve, Saliu. Ai i dha dhe kur diskutohej për Valbonën këtu, si skuth fuste kokën mes shpatullave duke gërmuar Ipad-in. Ne morëm përsipër përgjegjësinë dhe bëmë sa mundëm, sa herë që kemi menduar se është komuniteti që ka të drejtë”, – theksoi Rama.

Kryeministri u shpreh se “aty ku s’ka të drejtë dhe ku ne mendojmë dhe themi se s’ka të drejtë nuk ka kthim mbrapa dhe nuk diskutohet që do të bëhet si themi ne, jo si thotë një grup njerëzish, sado i madh që mblidhet dhe thotë këtu dua unë të bëhet kështu. Sepse nuk jetojmë në një sistem barbarie ku mblidhet një grup njerëzish dhe pengon zhvillimin e një projekti, realizimin e një pune, rrugën e të ardhmes për të gjithë”./atsh

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme