“S’ka aktakuza nga Specialja”

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 13:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale ende nuk kanë dorëzuar asnjë aktakuzë.

Driton Lajçi, shef i Zyrës për mbrojtjen juridike për të akuzuarit potencial nga Gjykata Speciale, i ka quajtur të pavërteta raportimet se janë ftuar nga Specialja dhe se nga kjo e fundit janë dorëzuar aktakuza, raporton Ekonomia Online.

“Akoma nuk ka asnjë aktakuzë, deri sa të vjen nëpër procedura. Të gjitha këto se do të ftohet i madhi i vogëli të gjitha tash për tash janë të pavërteta. Në takimin që kam pasur me kryetaren e Speciales kam kërkuar që gjykata të jetë e pavarur e paanshme dhe profesionale të ketë staf profesional dhe të zbatohen praktikat kemi marrë zotim nga ajo”, tha Lajçi.

Lajçi ka paralajmëruar se viti 2019 do të jetë i vështirë për Kosovës, coftë për sinjalet e para por edhe për fazat të tjera që e presin Kosovës, si dialogu dhe liberalizimi.

“Viti 2019 do të jetë vit i vështirë sinjalet e para janë dhënë coftë në statusin e dëshmitarit ose të akuzuarit. Do të presim pakënaqësi edhe nga familja shoqëria edhe nga të gjithë. Kjo do të ndërlidhet edhe me tensionet politike të cilat jemi duke kaluar me procesin e dialogut, liberalizimit të vizave”, u shpreh Lajçi.

Kështu gjatë një diskutimi me temën “Gjykata Speciale në vitin 2019, pritjet, problemet dhe pyetjet e mbetura” të organizuara nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

Rreze Hoxha, hulumtuese e këtij grupi tha se Gjykata Speciale është gjykatë e llojit të vetë, e përzier me elemente të ndërkombëtares dhe kombëtares.

“Gjykata speciale është një gjykatë civile e cila është e llojit të parë në llojin e vet që është përzije e elementeve ndërkombëtare dhe kombëtare. Veçantia e saj është që e njëjta nuk është formuar nga bashkësia ndërkombëtare apo sipas praktikave të tjera, mirëpo e njëjta është formuar me anë të implikimit direkt të bashkimit evropian e cila reflektohet në çdo sektorë të organizimit të saj. Kjo gjykatë në kuptim të juridiksionit është e ngjashme me gjykatat e tjera të cilat janë krijuar në territoret ose vendet që kanë dalë pas luftërave si shembull mund të merret e Timorit lindorë”, tha Hoxha, raporton EO.

Hoxha tregoi për procedurën se si kalojnë të ftuarit nga Specialja. Sipas saj, ka dallime mes rolit të gjyqtarëve në këtë gjykatë.

“Kjo procedurë përfshinë marrjen në pyetje të dëshmitarëve, vikamave të dyshuarve dhe kështu me radhë. Ajo çka vlen të përmendet është që kjo zyrë ka kompetencën e ndalimit të subjekteve deri në 42 orë pa lejen paraprake të gjykatës. Si rregull gjeneral të dyshuarit në këtë procedurë kanë të drejtën e përfaqësimit me avokatë në çdo instancë të procedurës. Si përgjigje ndaj këtij rregullit Kuvendi ka miratuar një ligj i cili parasheh që shpenzimet e përfaqësimit do të mbulohen nga buxheti i Kosovës. Roli i gjyqtarit të procedurës paraprake është më i madh në këtë procedurë se sa roli i gjyqtarit në procedurën penale në Kosovë”, pohoi Hoxha.

Ndërsa profesioni i së drejtës penale, Ismet Salihu tha se legjislativi kosovarë kishe dy alternativa për themelimin e Speciales, sipas tij, ata zgjodhën më të mirën mes dy të këqijave.

“Nuk duhet me thënë që ka qenë kusht i bashkësisë ndërkombëtare që ose ta themelojë këtë Gjykatë Speciale, Kuvendi i Kosovës ose nëse nuk e themelon këtë gjykatë do ta themelojë këshilli i sigurimeve. Këto dy alternativa kanë qenë edhe në jetën e përditshme edhe politikë, prej dy të këqijave duhet me marrë një më pak të keqe, mendoj që kanë vepruar mirë deputetët sepse mos ta aprovonin këtë ligj me vota kjo gjykatë do të themelonte në këshillin e sigurimit dhe do të ishte shumë më e dëmshme, politike, diplomatike, juridike, etj.”, pohoi Salihu.

Sipas tij, numri më i madh i lëndëve do të jenë krimet që supozohen të jenë kryer pas çlirimit të vendit në vitin 1999.

“85 afër 90 përqind të pretendimeve i kryhen krimeve eventuale të kryera pas 12 qershorit të viti 99. Kjo është një brengë e dimë që shumica e personave eventual që do të ftohen janë trajtim i këtyre”, shtoi Salihu.

Për profesorin e të drejtës penale, Avni Puka, Specialja ka kompetenca më shumë dhe më të gjera se Tribunali i Hagës.

Sipas Pukës, sfidë mbetet edhe respektimi i të drejtave të njeriut, duke u bazuar tek ato që janë të rregulluara me kushtetutë dhe nga vetë Gjykata Speciale.

“Sfidë në këtë drejtim do të jetë pikërisht e të provuarit të përgjegjësisë se eprorëve se sa do të këtë mundësi kjo gjykatë që të provohet që një eprorë ushtarë apo civil të ketë mundësi ti kontrollojë vartësit e tij ose pushteti faktik që ka qenë sfiduese edhe për Tribualin, gjykatat tjera ndërkombëtare e besoj që do të jetë sfidë edhe për këtë gjykatë që për sa shohë nuk mund të pritet qa të zbatojë një standard më të lartë se sa ka zbatuar rasti i Tribunalit të Hagës psh. Sfidë e veçantë për të ardhmen mbetet respektimi i të drejtave të njeriut , të atyre që potencialisht do të jenë subjekte në këtë gjykatë. Të drejtat që garantohen me Kushtetutë dhe me rregullat e miratuara nga vetë kjo gjykatë. Duke nisur se si është bërë kjo gjykatë na bën skeptik” , tha Puka, raporton EO.

Avokati Arton Qerkini tha se dokumenti i Gjykatës Speciale është politik, cka bën sipas tij, që Specialja të mos ketë status hetimorë.

“Emërtimi dhomë po përdoret për ta emërtuat një për gjykatë. Një çështje tjetër e cila vlen të theksohet është vetë juridiksioni i gjykatës speciale sepse juridiksioni lëndorë i kësaj gjykatë mbështetet mbi një dokument politik e ai dokument politik është raporti i Këshillit të Evropës. Gjithsesi se ky dokument ka karakter politik me vetë faktin që është aprovuar nga vetë Këshilli i Evropës. Ky dokument nuk e ka statusin e ndonjë dokumenti hetimorë sepse Këshilli i Evropës nuk është organ i procedurës që të prodhojë dokumente hetimorë”, u shpreh Qerkini.

Të ngjashme