S’ka arsye që Qeveria mos ta çojë mandatin deri në fund

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 08:46 | Nga

Shefi i grupit parlamentar i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se Qeveria Haradinaj është stabile, duke hedhur poshtë kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme.

Sipas tij, për dallim nga qeverisjet e kaluara, kjo Qeveri ka një zhvillim sa i përket zgjidhjes së shumë çështjeve në vend.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Sherifi ka theksuar se nuk ka arsye pse kjo Qeveri mos ta çojë mandatin deri në fund.

Ai ka thënë se roli i Nismës Socialdemokrate në këtë Qeveri është i jashtëzakonshëm.

Duke folur për fazën e fundit të dialogut Kosovë – Serbi, Sherifi ka thënë se Nisma insiston që dialogu të mbetet brenda Qeverisë.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të heqë dorë nga përgjegjësia kushtetuese që ka në këtë proces.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme