Skemë mashtrimi me TVSH, vendoset masa “arrest me burg” për 4 persona

Prishtinë | 22 Shk 2019 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e arrestit me burg për 4 persona që rezultuan deri tani në pjesën e organizatorëve të skemës mashtruese me TVSH, të cilët, duke vepruar si përfaqësues të subjekteve fiktive kanë kryer tërheqje të parave në banka në qindra milionë lekë.

Deri tani është arrestuar 23-vjeçari Xhon Lama, i cili ka tërhequr rreth 375 milionë lekë, 1,4 milionë dollarë dhe 1,1 milionë euro.

Këta persona kanë blerë dhe shitur për subjekte të tjerë realë dhe si fatura japin ato të subjekteve fiktive. Kështu, subjektet reale shesin më tej pa faturë dhe nuk paguajnë tatim-fitimi dhe TVSH që i ngarkohet fiktivëve./Top Channel

Të ngjashme