Skenderaj, nisin procedurat për hapjen e fabrikës në vlerën e 4 milionë eurove

Prishtinë | 13 Pri 2022 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka nënshkruar sot propozim-vendimin për hapjen e një fabrike të industrisë së drurit dhe produkteve të betonit në komunën tonë, investim ky që ka vlerën e 4 milionë eurove.

Në një postim në llogarinë e tij në facebook, kryetari Nura ka shkruar:

Të dashur qytetarë!

Çështja e zhvillimit ekonomik dhe papunësia janë problemet më të thella dhe më të mprehta më të cilat po bashkëjetojmë çdo ditë.

Jashtëzakonisht i lumtur që sot po e finalizoj një hap të vogël në drejtimin e duhur lidhur më këtë çështje.

Në përputhje me legjislacionin në fuqi, po i adresoj Kuvendit propozim-vendimin për hapjen e fabrikës së industrisë së drurit dhe produkteve të betonit në Komunën tonë.

Një investim në vlerën e 4,000,000 € (katër milionë euro) që do të gjenerojë 100 vende pune.

Pra, ky është programi dhe zotimi ynë që u kishim dhënë: “Se nuk do ndalemi së krijuari kushte për investime në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës”.

Sa më pak fjalë e më shumë punë!”.

Të ngjashme