Smajl Latifi formon Këshillin Organizues për 17 shkurtin

Prishtinë | 24 Jan 2020 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar vendimin me të cilin ka caktuar Këshillin Organizues për 17 shkurtin-Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Bazuar në pikën 1 të vendimit këshilli do të ketë këtë përbërje: Fatmir Iska, kryesues; Bjondina Kleqka, anëtare; Avni Morina, anëtar; Afrim Dina, anëtar; Saranda Sallteku, anëtare; Qëndresa Duraku, Anëtare; Qemajl Krasniqi, anëtar; Shedat Ukaj, anëtar; Muharem Morina, anëtar; Vajdin Berisha, anëtar dhe Mats Bluck nga SHL Kosova, anëtar.

Pika 2 e vendimit thotë se këshilli organizues për 17 shkurtin, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka për detyrë shpërndarjen e ftesave për grupet dhe individ të rëndësishëm, të bëjë ndarjen e mirënjohjeve, bën seleksionimin e grupeve artistike pjesëmarrëse, të bëjë rregullimin e skenës dhe vendit ku do të zhvillohen aktivitetet, të ndërmarrë të gjitha veprimet organizative për mbarëvajtjen e kësaj feste.

Të ngjashme