Sot ndalohet qarkullimi i automjeteve në Gërmi

Prishtinë | 01 Maj 2023 | 08:13 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që më 1 Maj-Ditën Ndërkombëtare të Punës, të ndalë qarkullimin e automjeteve në Gërmi.

Parku i Gërmisë për këtë ditë, tanimë është bërë vendi ku qytetarët e shumë dalin në natyrë, sidomos më 1 maj.

“Pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve, përveç banorëve të lagjeve: ‘Normale’, ‘Sofalia’, ‘Tauk- Bahçe’ dhe restoranteve— villat Gërmia ‘Freskia’, dhe ‘Soma’ do të jetë: Kryqëzimi rrugëve ‘1 Tetori’— ‘Nazim Gafurri’ dhe ‘Ymer Lutfi Paqarizi’. Kryqëzimi rrugëve ‘Nazim Gafurri’- ‘Xhavit Ahmeti’ dhe ‘Dr. Lec Gradica’. Kryqëzimi i rrugëve ‘Shpëtim Robaj’ me atë të Sofalis, në drejtim të pishinës dhe parkut ‘Gërmia’. Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës do të kujdeset për implementimi e kësaj urdhërese”, thuhet në njoftimin e komunës.

Të ngjashme