City pas Luizit

Prishtinë | 21 Jan 2021 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Manchester Cityt është futur në garë për mesfushorin e Aston Villas, brazilianin Douglas Luiz. “The Athletic” ka raportuar të enjten se City po synon transferimin e Luizit, të cilin e shiti te Aston Villa në vitin 2019.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola është i impresionuar me paraqitjet e mesfushorit dhe po dëshiron ta kthejë në skuadër. Luiz në vitin 2017 iu pat bashkuar Cityt në vitin 2017 përpara se të huazohet te Girona dhe të shihet te Aston Villa për 17 milionë euro para dy vjetësh. Luiz 22-vjeçar këtë edicion ka 16 ndeshje për Aston Villan dhe dy asistime kurse me ekipin ka kontratë deri në vitin 2023.

Të ngjashme