Joshua mposht Parkerin dhe ia rrëmben titullin WBO

Prishtinë | 01 Pri 2018 | 00:59 | Nga

Anthony Joshua ka mposhtur bokserin nga Zelanda e Re, Parker, duke mbrojtur titujt WBA, IBF, IBO dhe duke i marrë titullin WBO kundërshtarit.

Të dy boksierët ishin mjaft të kujdesshëm dhe meçi përfundoi pa nokaut.Joshua në fund doli fitues me anë të pikëve, pasi fitoi 10 raunde ndërsa 2 raunde i takuan Parker.

Ky është meçi i 21-të i Joshuas, i cili nuk numëron asnjë humbje në karrierë.

Në Kardif u zhvillua meçi kryesor i vitit 2018 ndërmjet dy boksierëve të pamposhtur.

Të ngjashme