Real Madrid 5-2 Real Sociedad, Ronaldo vlerësohet me 10-she

Prishtinë | 10 Shk 2018 | 23:37 | Nga

Real Madridi ka fituar në shtëpi ndaj Real Sociedadit me rezultat të thellë 5-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të La Ligas.

Skuadra e Zinedine Zidanes ka vazhduar serinë pozitive të ndeshjeve në La Liga pasi ka fituar ndaj Sociedadit dhe është ngritur në pozitën e tretë.

Golat në këtë takim u shënuan nga Lucas Vazquez (1′), Cristiano Ronaldo (27′, 37′, 80′) dhe Toni Kroos (34′) për Mbretërit, ndërsa për Sociedadin shënuan Bautista Orgilles (74′) dhe Asier Ilarramendi (83′).

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte pikërisht sulmuesi portugez, Ronaldo, i cili pas het-trikut u vlerësua me notë maksimale 10.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e mysafirëve, Geronimo Rulli, i cili u notua me 4.5.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme