Ekonomia Online
FUNDIT

Alarmohen gjigantët evropianë, Man City ia cakton çmimin Haalandit

Alarmohen gjigantët evropianë, Man City ia cakton çmimin Haalandit

Manchester City duket se ka nisur të përgatitet për mundësinë e largimit të Erling Haalandit në fund të këtij sezoni, pasi është i gatshëm të negociojë shitjen e sulmuesit norvegjez për një shumë rreth 150 milionë euro.

E ardhmja e 26-vjeçarit ka filluar të vihet në pikëpyetje, ndërsa për shërbimet e tij kanë shfaqur interesim disa prej klubeve më të mëdha të Evropës, përfshirë Real Madridin dhe Barcelonën.

Sipas raportimeve nga Spanja, drejtuesit e Manchester Cityt janë të gatshëm të hapin derën për largimin e yllit të tyre, për shkak të dyshimeve të vetë futbollistit për vazhdimin e karrierës në Angli.

Këto dilema lidhen edhe me pasigurinë rreth sanksioneve të mundshme disiplinore ndaj klubit anglez, për shkak të akuzave për shkelje të rregullave financiare të Ligës Premier.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, Haaland po vazhdon të shkëlqejë në fushën e lojës. Nën drejtimin e trajnerit Enzo Maresca, sulmuesi norvegjez ka realizuar 14 gola në 14 ndeshje zyrtare në fillim të sezonit 2026/27, duke ruajtur mesataren prej një goli për ndeshje.

Edhe pse ka kontratë me Manchester Cityn deri në verën e vitit 2034, pasiguria rreth së ardhmes së klubit mund ta shtyjë atë të shqyrtojë mundësinë e një aventure të re.

Me çmimin e vendosur rreth 150 milionë euro, katër gjigantë të futbollit evropian kanë dalë si kandidatë potencialë për transferimin e tij në verën e ardhshme.

Real Madridi e sheh Haalandin si një përforcim të jashtëzakonshëm për repartin ofensiv. Presidenti Florentino Perez ka pasur prej kohësh interesim për sulmuesin norvegjez dhe një transferim i tillë do të ishte një tjetër goditje e madhe në tregun e futbollit.

“Është pyetje e vështirë për t’iu përgjigjur”, Haaland flet për skandalin financiar të Cityt

Edhe Barcelona e ka në radar sulmuesin e Manchester Cityt. Trajneri Hansi Flick thuhet se ëndërron ta ketë Haalandin në skuadër, për ta bashkuar me Lamine Yamalin dhe për të krijuar një treshe të frikshme në sulm.

Në garë mund të përfshihet edhe Liverpooli, i cili synon të përforcojë repartin ofensiv me një sulmues të nivelit të lartë. Klubi anglez mund të shqyrtojë edhe largimin e Alexander Isakut apo Hugo Ekitikes për të krijuar hapësirë për norvegjezin.

Ndërkohë, Paris Saint-Germaini ka fuqinë financiare për të përballuar një operacion të tillë, si në aspektin e shumës së transferimit, ashtu edhe të pagës së futbollistit./Telegrafi/

Të ngjashme