Ekonomia Online
FUNDIT

Pas Messit dhe Ronaldos, edhe Lukaku i thotë lamtumirë kombëtares

Pas Messit dhe Ronaldos, edhe Lukaku i thotë lamtumirë kombëtares

Romelu Lukaku ka vendosur të mbyllë karrierën me përfaqësuesen e Belgjikës, duke u larguar pas një rrugëtimi 16-vjeçar.

Sulmuesi i Fenerbahçes e njoftoi vendimin e tij një ditë pas fitores së Belgjikës ndaj Italisë, ndeshje në të cilën qëndroi në bankinë për të gjitha 90 minutat.

Në moshën 33-vjeçare, Lukaku largohet si legjenda më e madhe golashënuese e historisë së Belgjikës.

Ai ka realizuar 94 gola në 135 ndeshje, duke qenë një prej figurave kryesore të gjeneratës që e dërgoi këtë kombëtare deri në vendin e tretë në Botërorin e vitit 2018 në Rusi.

Përmes një mesazhi emocional, ish-sulmuesi i Interit, Romës dhe Napolit falënderoi të gjithë ata që e shoqëruan gjatë aventurës me kombëtaren.

Ai kujtoi katër Botërorët dhe tri Evropianët në të cilët mori pjesë, duke theksuar se ndihet krenar për mundësinë që pati të përfaqësonte vendin e tij.

“Jam në paqe me vendimin tim. Nuk do t’i harroj kurrë ato momente”, ishte mesazhi përmbyllës i Lukakut, i cili i bashkohet listës së yjeve të mëdhenj që kanë mbyllur kapitullin me kombëtaret e tyre, si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. /Gazeta Express

Të ngjashme