Ekonomia Online
FUNDIT

Modriqi barazohet me Messin, a do ta sfidojë rekordin e Ronaldos?

Modriqi barazohet me Messin, a do ta sfidojë rekordin e Ronaldos?

Ikona kroate, Luka Modriq, po duket i pandalshëm. Modriqi të dielën e luajti ndeshjen e 208-të me Kroacinë. Ai ka debutuar më 1 mars të vitit 2006 dhe shpejt është shndërruar në lider të kësaj përfaqësueseje.

Modriq tani ka ndeshje ndërkombëtare sa edhe Lionel Messi me Argjentinën. Më shumë se Modriqi ndeshje ndërkombëtare ka vetëm Cristiano Ronaldo i Portugalisë. Ronaldo i ka 234 ndeshje, ndërsa e ka përfunduar karrierën ndërkombëtare, njëjtë si Messi.

Rrjedhimisht Modriqi është lojtari aktiv me më së shumti paraqitje në nivel përfaqësuesesh.

41-vjeçari nga Zara të dielën udhëhoqi si kapiten Kroacinë në fitoren 2:1 ndaj Çekisë. E kompletoi ndeshjen e Ligës së Kombeve.

Modriqi po luan me sukses për Milanin në nivel klubesh. Me Kroacinë ishte nënkampion i botës në vitin 2018 dhe i treti në botë në vitin 2022. Po ashtu luajti në finale të Ligës së Kombeve në vitin 2023.

Fituesi i Topit të Artë nga viti 2018, ka shumë trofe me Real Madridin, ku kaloi ditët më të mira si mesfushor. Modriqi i ka edhe 30 gola për Kroacinë.

Ndeshja në të cilën Modriqi mund ta kalojë Messin në renditje, mund të jetë në mars. Dhe mund të jetë ndaj Kosovës.

Të ngjashme