Ekonomia Online
FUNDIT

Futbollisti nga Kosova vdes tragjikisht në një aksident në Gjermani

Futbollisti nga Kosova vdes tragjikisht në një aksident në Gjermani

Një lajm i rëndë ka tronditur futbollin kosovar. Futbollisti Enis Maqedonci ka humbur jetën tragjikisht në moshën 24-vjeçare, si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), e cila ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.

Maqedonci ishte aktiv te skuadra gjermane TuS Hügelsheim, ndërsa lajmi për vdekjen e tij ka shkaktuar pikëllim në rrethin e futbollit.

FFK-ja ka shprehur solidaritetin me familjen Maqedonci dhe klubin e tij në këto momente të vështira.

Të ngjashme