Statovci jep arsyet pse u rrit çmimi i energjisë, thonë se ka dyfishim të buxhetit për investime

Prishtinë | 11 Pri 2023 | 09:08 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Që nga 1 prilli qytetarët do të paguajnë 15% më shumë për rrymën e shpenzuar. E për këtë vendim të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci për Ekonomia Online ka dhënë disa arsye.

Sipas saj, duke marrë për bazë që Kosova varte nga imporit ka bërë që të ketë ngritje, madje ajo thonë se në disa vende të BE-së çmimet janë rritur deri në 500%.

Por ajo shton se Qeveria do të vazhdojë që të mbështes ekonomitë familjare duke subvencionuar për energjinë e shpenzuar, por pa lënë anash edhe bizneset.

“Ne po kuptojmë sensivitein e çështje, ne i kuptojmë që rrethanat të ndikojnë që të kemi çmime të reja ngase varemi nga importi. E dimë edhe rëndësinë që ka energjia në zhvillim, andej ka qenë në plan që të mbështet sektori privat e amvisëria, mos të harrojnë që në vende të BE-së ka pasur rritje të tarifave të energjisë deri në 500%, kurse në aspektin tonë është mundësuar që të subvencionohet  nga Qeveria, kurse pjesa tjetër të ndahet me ata që konsiderohet që shpenzojnë më shumë”.

“Tash kemi një vendim të ZRrE, dhe po analizohet  nga ana e Qeverisë që të mbështet qytetarët në konsumi deri në 800 të subvencionohet dhe te ketë masa paralele me energjinë efiçente. Në shumë ekonomi të BE-së bizneset paguajnë më shumë se sa familjet, por te ne është kundërta në mënyrë që të ketë zhvillim, dhe të ruhen çmimet e produkteve”.

Statovci thonë se për këtë periudhë sa VV-ja po qeverisë me vendin është mundësuar zhvilli, krejt kjo për shkak të stabilitetit politik, por edhe sundimit të ligjit.

Madje ajo thonë se në krahasim me vitin e kaluar sivjet ka dyfishim ët buxhetit për investime kapitale, pra  nga 42 milionë euro në 810 milionë euro, raporton EO.

“Një prej elementeve që e mundëson zhvillimin është stabiliteti politik, ne qe 2 vite e gjysmë kemi pasur një Qeveri stabile e jo kriza që mund ta kenë shkundur skenën politike, i dyti lidhet me sundimin e ligjit, raportet thonë që Kosova ka bërë shumë me sundimin e ligjit, por edhe sektori i energjisë mbetet i rëndësishëm”.

“Kemi rrite të të hyrave tatimore, 700 milionë janë shtuar këtë dy vjet, por kanë shkuar në subvencione e transfer. Kemi dyfishim të buxhetit për investime kapitale. Në vitin 2022 kishim 420 milionë, kurse në vitin 2023 kemi 810 milionë për investime kapitale”.

Të ngjashme