Administratorit të “Albkings” i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Prishtinë | 16 Maj 2024 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Prishtinës ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë Edin Nevzadit, i dyshuar për shpërndarjen e pamjeve denigruese të vajzave në rrjetin social ‘Telegram’. Ai ishte njëri nga menaxhuesit e grupit famëkeq “Albkings” 

Zëdhënësja e gjykatës Mirlinda Gashi tha se sot Gjykata ka provuar kërkesën e Prokurorisë Themelore Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“Gjykata Themelore në Prishtinë me datë 15.05.2024 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit E.N iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 muaj”, tha Gashi.

Të ngjashme