Studentët e UBT-së zënë vendin e parë në Garën Ndërkombëtare të Sigurisë Kibernetike

Prishtinë | 23 Maj 2023 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Studentët e UBT-së: Abian Morina, Ardit Byqmeti, Blend Braha, Dion Mulaj, Dionis Shabani, Edmond Ahmeti, si dhe Yll Berisha, të udhëhequr nga profesori i lëndëve të Sigurisë Kibernetike, njëherit dekani i Fakultetit Sisteme të Informacionit, Dr. Blerton Abazi, zunë vendin e parë në Garën Ndërkombëtare të Sigurisë Kibernetike ku morën pjesë universitetet nga Kosova dhe ekipe të ndryshme nga “Iowa State University”.

Përgjatë gjithë garës që zgjati më shumë se 8 orë ekipi i UBT-së ishte në avantazh duke treguar shkathtësi të lojës ekipore dhe angazhim maksimal për të arritur rezultatin e vendit të parë.

Kjo garë organizohet nga “Iowa State University” në bashkëpunim me universitetet në Kosovë.

Të ngjashme