Studentët e Universumit mbajnë trajnimin “Responsive Web Design”

Prishtinë | 03 Pri 2023 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Studentët e departamentit Shkenca Kompjuterike në Kolegjin Universum, përveç ligjëratave e aktiviteteve të ndryshme, kanë mbajtur këtë të hëne kanë mbajtur trajnimin “Responsive Web Design” gjatë së cilit mësuan se si të përdorin HTML, CSS dhe JavaScript

Sipas një njoftimi për media, aktivitetet e tilla u mundësojnë studentëve të bashkëpunojnë me studentë të tjerë dhe të zhvillojnë aftësi të vlefshme që mund t’i ndihmojnë ata në karrierën e tyre të ardhshme.

“Java e kaluar ishte mjaftë produktive për ne. Përveç ligjëratave të rregullta, e aktiviteteve të ndryshme studentët e Dept. #ShkencaKompjuterike ndjeken edhe trajnimin “Responsive Web Design” gjatë së cilit mësuan se si të përdorin #HTML, #CSS dhe #JavaScript për të dizajnuar dhe zhvilluar faqe interneti që mund të përshtaten me madhësi, rezolucione dhe orientime të ndryshme të ekranit. Aktivitetet e tilla po ju mundësojnë studentëve të bashkëpunojnë me studentë të tjerë dhe të zhvillojnë aftësi të vlefshme që mund t’i ndihmojnë ata në #karrierën e tyre të ardhshme”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme