Studentët e UP-së shpenzojnë mesatarisht 150 € në muaj

Prishtinë | 26 Qer 2019 | 15:55 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA ka publikuar “Shportën e Studentit” – hulumtim se sa shpenzojnë studentët e UP-së, burimet e të ardhurave dhe si i kanë shpenzuar, raporton EkonomiaOnline.

Aty u bë e ditur se mesatarisht studentët e UP-së shpenzojnë rreth 150 euro në muaj.

Dibran Hoxha, autor i raportit shpjegoi hapat metodologjinë e hulumtimin, grupet pjesëmarrëse si dhe mbarëvajtjen e  tyre.

Ndërsa Adea Kondirrolli dha detaje rreth pyetjeve, por edhe gjetjeve të raportit.

“Pagesa e semestrit, ndër më te lirat në Evropë dhe në rajon, për shumicën e studentëve ka qenë e përballueshme, shpenzime në literaturë, detyrim të profesorëve për blerje në libra, të vetmit që nuk detyrojnë studentët me ble libra, Fakulteti i Filologjisë, dhe i Mjekësisë. Disa udhëtojnë dhe kanë shpenzime më të larta, këto janë disa nga të gjeturat e hulumtimit. Nga ky hulumtim se shpenzime totale mujore variojnë nga 25 deri në 400 euro, dhe përgjigjja më e shpeshtë ka qenë 150 euro. Burimi i të ardhurave të studentëve kryesisht mbulohet nga familjarët’, tha ai.

Të ngjashme