Sulm ndaj personit zyrtar, punëtor i burgut

Prishtinë | 09 Pri 2024 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët e organeve të rendit ballafaqohen me kërcënime serioze në Kosovë. Një rast i tillë ka ndodhur të hënën në Prishtinë dhe këtë herë cak i sulmit ka qenë një zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Si pasojë e sulmit, zyrtari korrektues ka pësuar lëndime trupore, për çka ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa Policia ka arritur t’i identifikojë të dyshuarit.

Të njëjtit janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe kanë dhënë deklaratat e tyre për rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe brenda afatit ligjor pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme.

“Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë / 08.04.2024 – 03:20.  Janë arrestuar katër të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër kosovarë, pasi që në bashkëveprim e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (punëtor i burgut). Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme