Sulm vdekjeprurës kundër forcave afgane të sigurisë

Prishtinë | 05 Nën 2018 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Së paku 13 pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë u vranë në një betejë në provincën Gazni, rreth 150 kilometra larg kryeqytetit Kabul.

Mohammad Arif Noor, zëdhënës i guvernatorit të provincës, i tha Radios Evropa e Lirë se beteja nisi mëngjesin e sotëm, kur militantët talibanë sulmuan një postbllok në qarkun Khogjani.

Noori tha se gjashtë policë dhe shtatë ushtarë afganë u vranë në luftime, ndërsa së paku katër policë të tjerë u plagosën.

Ai po ashtu tha se gjashtë talibanë u vranë.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se grupi i tij mban përgjegjësinë për sulmin.

Luftimet vijnë tre muaj pasi qindra militantë talibanë nisën një sulm masiv në qytetin Gazni dhe për kohë të shkurtër morën nën kontroll pjesë të tij.

Avionë dhe dronë të ushtrisë amerikane u përfshinë në atë betejë për të ndihmuar forcat afgane në zmbrapsjen e militantëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme