Sulmohet ambasada e SHBA në Athinë

Prishtinë | 07 Jan 2019 | 14:40 | Nga Ekonomia Online
Anarkistët hodhën drejt mureve dhe dyerve shishe e tullumbace të mbushura me bojë të kuqe.
Ambasada e SHBA në Athinë është sulmuar në orët e para të dites se sotme, nga pjesëtarë të grupimit anarkist “Rubikon”.

Sulmi u krye në orën 03.30 në hyrje të parkingut të ambasadës, që ruhet nga personeli i sigurisë i përfaqësisë diplomatike amerikane.

Anarkistët hodhën drejt mureve dhe dyerve shishe e tullumbace të mbushura me bojë të kuqe.

Tetë  persona janë shoqëruar në polici si të dyshuar per kete akt. Anarkistët publikuan një komunikatë, ku shpjegojnë se sulmi u krye si reagim ndaj politikës së SHBA-ve në Siri dhe në rajonin e Ballkanit. Ambasada e SHBA është objekti që ruhet më mirë në Athinë, transmeton “Alsat M”.

Në vitet 1996 dhe 2007, godina e ambasadës është goditur me predha, duke pesuar vetëm dëme materiale.

Të ngjashme