Sulmoi prindërit, kosovari përfundon në spital psikiatrik

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Një person në Vushtrri ka përfunduar në spitalin psikiatrik, pasi që i njejti ka sulmuar të dy prindërit e tij dhe ka demoluar shtëpinë.

Siç njofton Policia e Kosovës, pas rastit i dyshuari është arrestuar dhe gjykata ka vendosur që ta dërgojë në spitalin psikiatrik për shërim, në një periudhë gjashtë mujore.

‘I dyshuar mashkull K-Shqiptar ka sulmuar fizikisht prindërit e tij si dhe ka demoluar shtëpinë. I dyshuari është arrestuar nga policia pasi i njëjti kishte aktvendim nga gjykata që të dërgohet në spitalin psikiatrik për shërim në periudhë gjashtë mujore’, thuhet në raportin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme