Ekonomia Online
FUNDIT

Tahiri: Albin Kurti ushqehet me kriza

Tahiri: Albin Kurti ushqehet me kriza

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria aktuale ka prodhuar krizë. Sipas Tahirit, kjo Qeveri ka prodhuar krizë në veri të vendit, në ekonomi e shëndetësi. “Kjo qeveri ku ka prekur ka prodhuar krizë, e ka prekur veriun ka prodhuar krizë, e ka prekur ekonominë ka […]

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria aktuale ka prodhuar krizë.

Sipas Tahirit, kjo Qeveri ka prodhuar krizë në veri të vendit, në ekonomi e shëndetësi.

“Kjo qeveri ku ka prekur ka prodhuar krizë, e ka prekur veriun ka prodhuar krizë, e ka prekur ekonominë ka prodhuar krizë e ka diskutuar pagën minimale ka prodhuar krizë me veteran, në shëndetësi katër muaj pa ministër”, ka thënë Tahiri në një konferencë për medie.

Ai shtoi se kryeministri i vendit ushqehet me kriza.

“Albin Kurti ushqehet me kriza definitivisht”, ka shtuar ai.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme