Testohet rruga që ishte njëkahëshe te rrethi në hyrje të Prishtinës – do të bëhet dykahëshe

Prishtinë | 07 Pri 2022 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës, njofton se nga nesër, me datë 08 prill 2022, nga ora 08:00, do të fillojë një javë testuese e ndryshimit të rrugës njëkahore “Hekurudhat” dhe rrugës “Magjistrale M2” në pjesën e rrethrrotullimit në hyrje të Prishtinës, në rrugë dykahore.

Deri tash, kjo rrugë ka qenë vetëm njëkahëshe dhe të shpeshta kanë qenë aksidentet aty.

Disa herë është diskutuar nëse kjo rrugë do të bëhet dykahëshe, për ta lehtësuar qarkullimin dhe për t’i ulur tollovitë në rreth.

Shihni në fotografi për t’u informuar saktësisht për vendndodhjen e kësaj rruge.

May be an image of road

Të ngjashme