Tetë veta rrahin dhe grabisin një shkupjan

Prishtinë | 16 Pri 2017 | 13:08 | Nga

Një grup më i madh ka sulmuar mbrëmë një person në Shkup, duke e goditur në kokë dhe në trup, pas çka ia kanë vjedhur lap-topin, njoftoi policia maqedonase.

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 03:00, J.F. (31) nga Shkupi ka lajmëruar se të njëjtën ditë rreth orës 01:00 në rr. “Debarca” tetë persona kanë kryer sulm mbi të, pa ndonjë arsye, duke e goditur në kokë dhe në trup dhe gjatë kësaj ia kanë marrë lap-topin që e ka pasur në dorë dhe e kanë braktisur vendin e ngjarjes, njoftoi MPB, duke shtuar se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme