Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur në gjykatoren e Gjykatës Speciale pas aktakuzës së re.
Thaçi ka kërkuar që të respektohet Kushtetuta e Kosovës.
“Me siguri e dini unë që 4 vite përballem me një tjetër proces gjyqësor. E di që shoqëria kosovare, familja ime dhe unë presim e fundit të këtij procesi, presim drejtësi”.
“E di se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale, por unë nuk jam pjesë e garës elektorale, unë nuk paraqes rrezik politik për askë. Unë besoj dhe respektoj Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Kërkoj edhe sot nga të gjithë, kudo që jemi ulur, në cilëndo anë apo me çdo uniformë që jemi në këtë sallë, të respektohet Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, sepse Dhomat e Specializuara janë produkt i institucioneve të Republikës së Kosovës”, deklaroi Thaçi.
“Do të deklarohem brenda kohës së caktuar. Ende s’i kam lexuar në tërësi akuzat, duhet t’i lexoj që t’i kuptoj”, u shpreh Thaçi.