Thaçi shpall kandidaturën për kryetar të LVV-së në Obiliq

Prishtinë | 23 Gus 2022 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi ka shpallur kandidaturën për kryetar të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Obiliq.

Thaçi ka njoftuar sot, në ditën e fundit të afatit të aplikimeve për zgjedhjet e brendshme në qendrat e LVV-së, se do të rikandidojë për pozitën e udhëheqësit të Qendrës së LVV-së në Obiliq.

Ai ka thënë se ka dorëzuar zyrtarisht kandidaturën për mandatin e dytë për kryetar të Qendrës në Obiliq.

“Si vazhdimësi e aktivitetit tim politik pranë Lëvizjes, si subjekti më i konsoliduar dhe demokratik në Republikën e Kosovës, në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Obiliq zyrtarisht kam dorëzuar kandidaturën time, për mandatin e dytë për kryetar të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Obiliq”, ka thënë ai.

“Tani që ka përfunduar procesi në nivelin e parë organizativ, shfrytëzoj rastin që t’iu falënderoj secilin/en nga Ju për përkushtimin ndaj këtij procesi dhe proceseve të shumta paraprake. Lëvizja VETËVENDOSJE!, falë kontributit tuaj po qeverisë Republikën e Kosovës dhe po zbaton programin e saj politik, përkundër vështirësive të mëdha të shkaktuara nga rrethanat e krizave globale”, njoftoi Thaçi.

Të ngjashme