Themelohet Shoqata e Basketbollistëve të Kosovës, Dardan Berisha zgjidhet kryetar

Prishtinë | 21 Jan 2025 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Për herë të parë është themeluar Shoqata e Basketbollistëve dhe Basketbollisteve të Kosovës.

Në mbledhjen e mbajtur në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës kanë marrë pjesë 35 delegatë, apo lojtarë dhe lojtare, të cilët janë pjesë e rëndësishme e basketbollit të Kosovës.

Kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha ka qenë i vetmi kandidat dhe me 35 vota pro është zgjidhur Kryetar i Shoqatës së Basketbollistëve dhe Basketbollisteve të Kosovës.

Kjo Shoqatë do të ketë përfaqësuesit e saj në Bordin e FBK-së.

Shoqata është themeluar konform Ligjit të ri të Sportit.

Po ashtu sot janë zgjidhur edhe Anëtarët e Bordit të Shoqatës, të cilët janë: Gëzim Morina, Arbnore Përquku, Aulona Muhadri, Erjon Kastrati, Drilon Hajrizi dhe Fisnik Rugova.

Shoqata synon të mbrojë të drejtat e basketbollistëve/eve në Kosovë dhe të jetë zëri i tyre.

Të ngjashme