I thyhet vetura vajzës së Ramiz Lladrovcit

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 12:11 | Nga

Para pak çastesh persona ende të panjohur për organet e hetuesisë ia kanë thyer veturën vajzës së kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit.

Vajza e tij, derisa ishte duke shkuar në punë e ka gjetur veturën e thyer. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Dardania’, të Prishtinës.

Rastin e thyerjes së veturës e ka konfirmuar zëdhënësi i komunës së Drenasit, Bekim Dobra.

“Po, sa na njoftuan se vetura e vajzës së kryetarit u thye. Policia është në vendin e ngjarjes. Po presim”, ka thënë Dobra për Express.

Lladrovci është bërë pjesë e një debati me hoxhën nga Drenasi, Osman Musliun dhe disa pjesëtarë të Kuvendit Komunal të Drenasit gjatë dy ditëve të fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme