Tirana me numrin më të lartë të lindjeve në Shqipëri

Prishtinë | 14 Maj 2019 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Në tremujorin e parë të vitit 2019, shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, shënoi vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 562 numrin e vdekjeve.

INSTAT bën të ditur se, numri më i madh i lindjeve, për tremujorin e parë 2019 regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 1.985 lindje, të cilat shënojnë rënie me 9,4%, në krahasim me tremujorin e parë 2018.

Ndërsa numri më i ulët i lindjeve, për tremujorin e parë 2019 regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, me 97 lindje.

Ndërsa një rritje në përqindje të lindjeve u regjistrua në qarqet Dibër me 16,1%, Korçë me 1,3% dhe Kukës me 0,4%.

Sipas INSTAT, Kukësi regjistroi edhe numrin më të ulët të vdekjeve për tremujorin e parë 2019 në shifrën 134 vdekje, me një rënie prej 11,3%, në krahasim me tremujorin e parë 2018.

Nga 12 qarqe të vendit, 11 prej tyre pësuan rënie të numrit të vdekjeve në tremujorin e parë 2019, krahasuar me tremujorin e parë 2018. Rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë kësaj periudhe e shënojnë qarku i Kukësit, me 11,3% dhe qarku i Elbasanit, me 10,6%. Rritje në përqindje të vdekjeve, u regjistrua në qarkun Berat, me 0,3%, bën të ditur INSTAT./atsh

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme