Totaj nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me ASB-në

Prishtinë | 07 Kor 2022 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit me Organizatën Ndërkombëtare Humanitare Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland e.V (ASB).

Qëllimi i Projektit është t’i mbështesë dhjetë familje në nevojë të Komunës së Prizrenit për krijimin e kushteve më të mira për fillimin e bizneseve të vogla familjare, pastaj, Shkollën Speciale “Lef Nosi” duke e ndërtuar ashensorin, gjë që është element i jashtëzakonshëm i këtij projekti, që do ta lehtësoj qasjen e të gjithëve në objektin shkollor e për të cilin është planifikuar buxheti rreth 33,000.00 EURO si dhe do ta mbështesë OJQ Syndrome Down në Prizren me këndin e lodrave që do t’i zgjerojë mundësitë për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme, sidomos për fëmijët.

“Pra, në Komunën e Prizrenit do të përfitojnë dhjetë familje nga regjistri i asistencës sociale, në vlerë mesatare prej 2,500 EUR për secilën familje. Projekti është financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë dhe implementohet nga Organizatës Ndërkombëtare Humanitare Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland e.V (ASB)”, thuhet në komunikatë.

Ky projekt do të implementohet me bashkëfinancim me Komunën e Prizrenit, vlera totale e të cilit do të jetë rreth 58,000.00 EUR. Projekti do t’i përkrahë në mënyrë shumë-dimensionale socio-ekonomike familjet në nevojë në Komunën të Prizrenit.

Projekti fillon implementimin këtë muaj dhe do të zgjasë deri më 31 Dhjetor 2022.

Të ngjashme