Tragjike: Një fëmijë mbytet në kanalin e Ibër Lepencit në Mitrovicë

Mitrovicë | 22 Maj 2022 | 19:33 | Nga Ekonomia Online

Një i mitur është gjendur pa shenja jete në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, sot rreth orës 17:50.

Këtë për KlanKosova.tv e ka bërë të ditur Avni Zaiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë.

“Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, ka thënë Zahiti, njofton KlanKosova.tv.

Të ngjashme