Transportoi kundërligjshëm drunj, ndalet një person në Keqekollë

Prishtinë | 08 Qer 2024 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Një person në Keqekollë të Prishtinës është ndalur pasi i njëjti ka transportuar kundërligjshëm drunj.

Policia njofton se kishin ndalur kamionin me targa vendore me drejtues mashkull kosovar, i cili kishte të ngarkuar në kamion dru të pa damkosura dhe transportoheshin pa fletë përcjellëse në sasi prej 7m2.

Bëhet e ditur se Agjensioni Pyjor i Prishtinës i kanë lëshuar proces verbalin për konfiskim të druve.

I dyshuari është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Raportohet se është ndaluar dhe kontrolluar kamioni me targa vendore me drejtues mashkull kosovar, i cili kishte të ngarkuar në kamion dru të pa damkosura dhe transportoheshin pa fletë përcjellëse në sasi prej 7m2. Agjensioni Pyjor i Prishtinës, në vendngjarje i kanë lëshuar proces verbalin për konfiskim të druve, kamioni është shoqëruar për në SPMK-së Keqekollë. I dyshuari është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton PK.

Të ngjashme