Tre të lënduar në një aksident (FOTO)

Pejë | 30 Pri 2017 | 13:55 | Nga

Një aksident i rëndë ndërmjet tri veturave ka ndodhur mesditën e së dielës në fshatin Leshan të komunës së Pejës, ka njoftuar në Facebook gazetari Florent Zeqaj.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor ndërsa shkaktar i aksidentit besohet të jetë mos përshtatja e shpejtësisë.

“Një aksident i rënd trafiku me të lënduar ka ndodhur në fshatin Leshan, të Pejës. Të lënduarit janë dërguar me ambulant për trajtim në spitalin e Pejës. Shkaktar i këtij aksidenti ku kanë qen të përfshira tri vetura ka qen mos përshtatja e shpejte-sisë.!”- ka njoftuar Zeqaj në Facebook.

Xhevat Ibra nga policia në Pejë e ka konfirmuar lajmin për Express, duke thënë se në këtë aksident janë lënduar tre persona dhe në mesin e të lënduarve është një femër.

Ibra ka thënë se më vonë do të lëshohet edhe komunikata me detaje të tjera.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme