Tsipras: Po tejkalohen barrierat 30 vjeçare mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut

Prishtinë | 02 Pri 2019 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Vizita ime këtu është vizita e parë e një Kryeministri grek në Maqedoni, kemi humbur shumë kohë afërsisht 30 vjet për t’i kaluar këto barriera.

Para pak kohe  kjo ishte e paarritshme por edhe e padiskutueshme, mirëpo sot kjo është duke ndodhur ku nënshkruam disa memorandume bashkëpunimi.

Kështu ka deklaruar kryeministri grek, Alexis Tsipras gjatë vizitës historike në Maqedoninë e Veriut, raporton Alsat-M.

“Në kornizë të procesit të Berlinit, që është iniciativa evropiane për vendet e Ballkanit perëndimor kemi biseduar edhe për ndërmarrjet dhe energjetikën ku të ftuarit tonë të posaçëm ishin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Ne kemi disa biznese greke që tani për tani janë aktive në Maqedoninë e Veriut dhe kanë qenë edhe më herët, por gjithashtu kemi marr me vete rreth 100 ndërmarrës që do të mund ti këmbejnë idetë e tyre për bashkëpunim më të ngushtë mes dy vendeve”.

“Në kornizë të bashkëpunimit ekonomik, do të diskutohet edhe rreth shkëmbimit të mallrave dhe si të avancojmë biznesin dhe rritjen e investimeve, qeveria jonë ka parashikuar dhe posedon rreth 100 milionë euro buxhet që do të investohen në Ballkanin perëndimor e sidomos në Maqedoninë e Veriut”.

Shefi i Qeverisë greke gjatë një konference të përbashkët për media me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Zoran Zaev mes tjerash theksoi se po shqyrtohet dhe është diskutuar rreth hapjes së një pike të re kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë e cila është paraparë që të hapet në vendin e quajtur Promahoi, për të lehtësuar qarkullimin e lirë mes dy shteteve po i njëjti do të ndihmojë edhe në pjesën e turizmit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme