UBT ofron programin unik të Sistemeve të Informacionit, ndërlidh biznesin dhe teknologjinë

Prishtinë | 26 Gus 2020 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Për të pasionuarit e shkencave kompjuterike dhe biznesit, UBT ka krijuar një ndërlidhje unike, atë të Sistemeve të Informacionit, program ky që synon të pajisë studentët me teoritë dhe praktikat e sistemeve moderne të informacionit dhe shërbimeve në nivele kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.

Studentët e këtij programi përvetësojnë ndërlidhjen e biznesit dhe teknologjisë, duke ndjekur zhvillimet e fundit përkrahë njëra-tjetrës.

Ata do të kenë mundësi që të analizojnë problemet, identifikojnë zgjidhjet e mundshme, të zhvillojnë sisteme të informacionit, të kenë aftësi për të analizuar ndikimin e teknologjisë në proceset e biznesit, si dhe të zhvillojnë aspektet e një analize moderne për Sistemet e Informacionit.

Infrastruktura moderne, laboratorët inovativ që funksionojnë në UBT, konkretisht për fushën e Sistemeve të Informacionit, ka bërë të mundur edhe zhvillimin profesional në aspektin praktik.

Me diplomën e UBT-së e cila njihet ndërkombëtarisht, studentët e këtij programi do ta kenë edhe më të lehtë zhvillimin e tyre profesional akademik, falë programit unik dhe profesionistëve e ekspertëve të kësaj fushe që ligjërojnë dhe japin ekspertizat e tyre profesionale.

Apliko TANI: http://study.ubt-uni.net/is/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme