Ushtria, përmes ligjit

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 08:29 | Nga

Qeveria e Kosovës e konsideron si të pamundur transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura pasi Lista Serbe nuk e ka ndërmend të ndërrojë qëndrim sa u përket ndryshimeve kushtetuese, prandaj ekzekutivi i vendit vlerëson se mënyra e vetme për formimin e ushtrisë është ndryshimi i ligjeve që kanë të bëjnë me mandatin e FSK-së, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e ka quajtur gati të pamundur mundësinë e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forca të Armatosura.

Ai gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se do të jetë e pamundur sigurimi i votave të deputetëve serbë për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, prandaj ka thënë se do të detyrohen që ushtrinë ta bëjnë përmes ndryshimeve të ligjeve.

Në anën tjetër, edhe nga Ministria e FKS-së kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se janë duke u konsultuar me partnerët ndërkombëtarë për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Mirëpo njohësit e çështjeve politike kanë deklaruar se s’do të ketë formë tjetër të bërjes së ushtrisë përveç ndryshimeve kushtetuese.

Sipas tyre, bërja e ushtrisë do të jetë rezultat i kompromiseve në këmbim të Asociacionit. Në anën tjetër, opozita në vend po e cilëson të paaftë Qeverinë aktuale për zgjidhjen e kësaj çështjeje….

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme