Vdes një 22-vjeçare pas një vetëaksidenti në rrugën Novëbërdë-Gjilan, lëndohen katër të tjerë

Prishtinë | 01 Shk 2022 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Një 22-vjeçare ka mbetur e vdekur pas një vetëaksidenti në rrugën Novëbërdë-Gjilan. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur shkaku i kushteve atmosferike.

Rastin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas Hashanit, në veturë kanë qenë pesë persona, tre prej të cilëve fëmijë.

“Sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes dyshohet se deri te vet aksidenti ka ardhur atëher kur vetura, me tabela 06 ka qenë duke lëvizur në rrugën Novobërdë – Gjilan, në fshatin Stanishor, i njëjti ka qenë ne veturë me katër anëtar të familjes, bashkëshorten dhe tre fëmijë, dhe dyshohet për shkak kushteve atmosferike i njëjti ka humb kontrollin mbi automjetin dhe rrokulliset duke rënë jashtë rrugës, me ç’rast ka humbur jetën viktima F.K.SH, rreth 22 vjeçare. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet relevante, në vendin e ngjarjes mjeku ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Të lënduarit tjerë janë dërguar për ndihmë në spitalin rajonal në Gjilan”, ka thënë Hashani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme